Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi sot se çdo përpjekje për të minuar ekonominë e Türkiyes ose paqen kombëtare do të përballet me pasoja ligjore, raporton Anadolu.
“Të gjitha llojet e sabotimeve ndaj ekonomisë së Türkiyes, mirëqenies dhe paqes së popullit do të mbahen përgjegjës para gjykatave”, tha Erdoğan në një takim të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).