Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit, festës kryesore islame që pason fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.
“Uroj me gjithë zemër kombin tonë dhe botën islame për festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për vendin tonë, kombin tonë, botën islame dhe mbarë njerëzimin”, tha presidenti Erdoğan.
Fitër Bajrami, i cili shënon fillimin e muajit Sheval në kalendarin islamik, festohet nga muslimanët në mbarë botën pas përfundimit të muajit të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit.