Presidenti turk Erdoğan shpreh “mbështetje të plotë” për paqen e qëndrueshme në Kaukazin Jugor

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe ka shprehur “mbështetje të plotë” për vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin e Kaukazit Jugor, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve të tyre si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdoğan ka thënë se Türkiye dhe Azerbajxhani do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre në çdo fushë me konceptin e “dy shteteve dhe një kombi”.