Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka përcjellë një mesazh me rastin e vdekjes së liderit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të Vatikanit, Papa Françesku, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetet sociale, Erdoğan theksoi se ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e liderit të botës katolike Papa Françesku.
“Papa Françesku, një burrështetas i respektuar, ishte gjithashtu një udhëheqës shpirtëror që i kushtoi rëndësi dialogut midis grupeve të ndryshme fetare dhe mori iniciativën përballë tragjedive humanitare, përfshirë çështjes palestineze dhe gjenocidit në Gaza. Shpreh ngushëllimet e mia dhe të kombit tim familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike”, shkroi Erdoğan.
Kujtojmë se sot në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë udhëheqësi i Kishës Katolike dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku.
