Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan thotë se qëndrimi i vendeve të BRICS kundër agresionit izraelit do të forconte kauzën e Palestinës.
Gjatë një takimi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, Erdogan tha se vazhdimi i mbështetjes së pakushtëzuar të armëve dhe municioneve për Izraelin po inkurajon Tel Avivin të kryejë agresion, tha zyra e komunikimit e Turqisë në një deklaratë në X.
Sulmet izraelite ndaj Palestinës dhe Libanit kërcënojnë jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe sigurinë globale, tha Erdogan. Vendet duhet të kundërshtojnë planet për t’i lënë palestinezët pa tokë në atdheun e tyre si “një detyrë humanitare”. /mesazhi