Presidenti turk Erdoğan i shpreh ngushëllime homologut azerbajxhanas për rrëzimin e avionit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka shprehur ngushëllime homologut të tij azerbajxhanas Ilham Aliyev për viktimat e rrëzimit të një avioni të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, Erdoğan ka shprehur gjithashtu urimet për shërim të shpejtë për të lënduarit.

Më herët gjatë ditës, një avion i Azerbajxhanit me 67 persona në bord dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny në rajonin e Çeçenisë, u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Raportimet thonë se 28 persona në bord i mbijetuan përplasjes.