Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti tunizian Saied fiton mandatin e dytë

Presidenti tunizian Saied fiton mandatin e dytë

Presidenti i Tunizisë Kais Saied

Presidenti i Tunizisë Kais Saied ka fituar një mandat të dytë me 90,69 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën, njoftoi sot komisioni zgjedhor i vendit, transmeton Anadolu.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin Tunis, kreu i Autoritetit të Lartë të Pavarur për Zgjedhjet (ISIE), Farouk Bouasker, tha se pjesëmarrja në votim ishte 28,8 për qind.

Ndërsa Saied ka marrë 90,69 për qind të votave, konkurrenti i tij Ayachi Zammel ka siguruar 7,35 për qind dhe Zouhair Maghzaoui vetëm 1,97 për qind të votave, shtoi Bouasker.

Zgjedhjet në Tunizi u zhvilluan mes tensioneve politike, sfidave ekonomike dhe polarizimit në mesin e popullatës.

Exit mobile version