Presidenti amerikan, Donald Trump ,do të presë sheikun Mohammed bin Zayed al-Nahyan, gjithashtu Princ i kurorës së Abu Dhabit, në Shtëpinë e Bardhë më 15 maj.
Lajmi u bë zyrtar nga tha Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme martën.
Zëdhënësi Sean Spicer tha se Trump e shikonte takimin me një udhëheqës të Emirateve të Bashkuara Arabe si një “mundësi për të thelluar bashkëpunimin me partnerin kyç të Amerikës në Lindjen e Mesme”.