Presidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok

Më herët të shtunën, agjencia e lajmeve Reuters, raportoi se dy persona që janë në dijeni të bisedimeve, thanë se administrata e zotit Trump po punon mbi një plan për të shpëtuar aplikacionin TikTok që përfshin kompaninë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’.

Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdonte të kishte rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikqyrej nga kompania amerikane ‘Oracle’, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, në komentet e tij për gazetarët, zoti Trump tha se nuk kishte biseduar me shefin e kompanisë Oracle, Larry Ellison, për blerjen e aplikacionit. I pyetur nëse po synohej një marrëveshje me ‘Oracle’ dhe invesitorë të tjerë për të shpëtuar aplikacionin zotit Trump tha se “ Jo nuk është ‘Oracle’. Ka shumë njerëz që po flasin me mua, njerëz të rëndësishëm, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim në 30 ditët e ardhshme. Kongresi ka dhënë 90 ditë. Nëse mund ta shpëtoj Tiktok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, tha zoti Trump.