Ballina Lajmet Kosovë Presidenti Thaçi kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Presidenti Thaçi kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka vlerësuar lart punën e sistemit të drejtësisë në vend. Ai tha se këto të arritura po vijnë edhe falë ndihmës së ndërkombëtarëve në vend. Duke theksuar se të gjitha kompetencat janë tek vendorët.

Thaçi theksoi se përgjegjësia e institucioneve është e madhe në ushtrimin e drejtësisë. Ai pohoi se ka dorëzuar disa çështje tek prokuroria për vrasjet e pasluftës. Presidenti Thaçi ka deklaruar se këto raste krimi kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe zbardhjen e rastit të atentatit të ish- presidentit Ibrahim Rugova.

Thaçi ndër të tjera ka deklaruar se Kosova posedon mjaftë fakte për kallëzim penal ndaj krimeve të luftës, respektivisht dhunimin e shumë femrave nga Kosova në kohën e luftës.

Exit mobile version