Presidenti i Skënderbeut: Nuk i trembemi askujt për fazën grupore

Presidenti i Skënderbeut është shprehur shumë i entuziazmuar pas kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League.

Takaj thotë se ai nuk i trembet asnjë skuadre për fazën grupore.

Në anën tjetër, e cilëson si arritje të madhe kualifikimin tutje duke eliminuar Dinamo Zagrebin.

“Arritjet janë të mëdha. Një klub I fortë matet nga financat, të lejon të afrosh lojtarë cilësorë. Nuk është rastësi që jemi këtu. E dinim që kishim një rival të lehtë që në raundin e parë por nuk kemi nënvlerësuar asnjë nga kundërshtarët. Nuk dua të merrem me të shkuarën. Falenderoj të gjithë ata që na mbështetën sot. Ishin të mrekullueshëm. Arritjet vijnë kur ke një mbështetje kaq të madhe. Të kalosh Dinamon është arritje e madhe. Nuk I trëmbemi askujt. Nuk duhet të punojmë vetëm për klubin por edhe për lojtarët. Kënaqemi për të gjithë ata që kanë qënë pjesë e jona. Frika më e madhe ishte nga fundi, pasi ishim me 10 lojtarë”, potencoi Takaj për mikrofonët e Supersport.