Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti rus dhe ai egjiptianë zhvillojnë bisedime në margjinat e samitit BRICS...

Presidenti rus dhe ai egjiptianë zhvillojnë bisedime në margjinat e samitit BRICS në Kazan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në margjinat e samitit të 16-të të grupit BRICS në qytetin rus Kazan, transmeton Anadolu.

Duke theksuar pjesëmarrjen e Egjiptit në samit si anëtar për herë të parë, Putin tha se Moska po i kushton vëmendje të veçantë zgjerimit të lidhjeve të saj me Kajron, duke e përcaktuar vendin si një “partner afatgjatë dhe të besueshëm”.

Putin tha se të dy vendet po ecin përpara në fushën tregtare dhe ekonomike, si dhe shtoi se vazhdon zbatimi i projekteve të mëdha të përbashkëta, duke iu referuar në veçanti ndërtimit të termocentralit të parë bërthamor të Egjiptit në qytetin El Dabaa.

“Rusia dhe Egjipti janë të bashkuara në qasjet e tyre për zgjidhjen e shumë problemeve urgjente globale dhe ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë në OKB”, theksoi presidenti rus.

Nga ana e tij, al-Sisi shprehu mirënjohje për mbështetjen e Rusisë për anëtarësimin e Egjiptit në BRICS, duke theksuar se Kajro gjithashtu vlerëson të gjitha ngjarjet që pala ruse zhvilloi gjatë kryesimit të saj në bllok.

“Egjipti vlerëson shumë ndërveprimin tonë, bashkëpunimin tonë në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në formate shumëpalëshe”, tha al-Sisi, duke shtuar se Egjipti mbështet zgjerimin e BRICS-it.

Egjipti është një nga katër vendet që iu bashkuan zyrtarisht grupit ekonomik BRICS më 1 janar.

Exit mobile version