Presidenti rus Vladimir Putin priti sot në një takim homoloun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, për bisedime që u fokusuan tek Siria, atje ku Turqia dhe Rusia kanë nisur përpjekjet për ndërmjetësim dhe koordinim veprimesh ushtarake.
Të dy vendet kanë negociuar një armëpushim në muajin dhjetor që ndihmoi në uljen e nivelit të luftimeve mes forcave të drejtuara nga presidenti sirian Barshar al Asad dhe opozitës. Ata gjithashtu organizuan dy raude bisedimesh këtë vit mes qeverisë së Asadit dhe kundërshtarëve të tij. Një tjetër raund është parashikuar për javën që vjen.
“Ne po punojmë në mënyrë aktive për të zgjidhur krizat më të mprehta, para së gjithash në Siri”, tha Putin ndërsa përshëndeti Erdoganin në fillim të bisedimeve.
“Jam shumë i kënaqur të theksoj, se ushtria jonë dhe shërbimet speciale kanë krijuar kontakte efikase dhe të ngushta”, shtoi ai.
Rusia dhe Turqia kanë koordinuar gjithashtu operacionet e tyre kundër grupit terrorist Daesh. Një fushatë ruse sulmesh ajrore muajin e kaluar aksidentalisht vrau tre ushtarë turq, por incidenti nuk e prishi koordinimin ushtarak.
Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë në Siri midis Rusisë dhe Turqisë shënoi një kthesë të fortë për të dy vendet, të cilat kanë mbështetur palët kundërshtare në Siri, me Moskën në krah të Assadit dhe Turqinë që mbështeste armiqtë e tij që prej fillimit të konfliktit sirian gjashtë vjet më parë.
Megjithë afrimin, Rusia ka lëvizur gradualisht në drejtim të heqjes së kufizimeve ekonomike, duke mbajtur disa prej tyre.