Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai palestinez Mahmud Abbas do të takohen nesër në Rusi, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga Kremlini, thuhet se Abbas do të realizojë një vizitë zyrtare në Rusi. Në deklaratë, theksohet se Putin dhe Abbas do të takohen nesër.
Thuhet se Putin dhe Abbas do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Palestinës, si dhe konfliktin palestinezo-izraelit, tragjedinë humanitare në Gaza dhe situatën në Lindjen e Mesme.