Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti po fliste në OKB për gjenocid, vajza e tij gjeste të...

Presidenti po fliste në OKB për gjenocid, vajza e tij gjeste të pahijshme (Foto)

Vajza e presidentit të Azerbajxhanit është kritikuar fuqishëm në internet pasi ajo po bënte “selfie”, ndërsa babai i saj po fliste në OKB për gjenocid.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur presidenti Ilham Aliyev po u mbante një fjalim të madh drejtuesve të botës në Nju Jork, ku foli për luftën e përgjakshme Nagorno-Karabakh të vitit 1992.

Por vajza e tij 33-vjeçare, Lejla Aliyeva, e cila ishte ulur në audiencë, dukej më shumë e shqetësuar për diçka tjetër, ndërsa vuri në veprim telefonin e saj për të bërë selfie.

Për të shtuar sikletin e presidentit, përpjekjet e saj u transmetuan në të gjithë botën nga Asambleja e Përgjithshme.

Si dhe audienca e saj televizive globale, performanca e Leyla është parë dhe është tallur nga dhjetëra mijëra vëzhgues në mediat sociale.

 

Exit mobile version