Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti palestinez takon ministrin izraelit të Mbrojtjes

Presidenti palestinez takon ministrin izraelit të Mbrojtjes

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, të dielën në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, njoftuan burimet palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky ishte takimi i nivelit më të lartë midis palestinezëve dhe izraelitëve që nga formimi i qeverisë së re izraelite në qershor.

Gjatë takimit, u trajtuan situatat e sigurisë dhe ekonomike në Gaza dhe Bregun Perëndimor, kurse Izraeli siguroi palën palestineze se do të marrë masa për të forcuar ekonominë palestineze, tha Gantz në Twitter.

Hussein Al-Sheikh, anëtar i Komitetit Qendror të Fatah-ut të presidentit Abbas dhe kreu i Autoritetit të Përgjithshëm Palestinez të Çështjeve Civile, konfirmoi se gjatë takimit u diskutuan “të gjitha aspektet” e marrëdhënieve palestinezo-izraelite. /aa

Exit mobile version