Presidenti palestinez përgëzon Erdoğan-in për zbulimin e gazit natyror në Detin e Zi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bisedoi përmes telefonit me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëri të ditur kabineti i presidentit turk, Erdoğan dhe Abbas biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti mbështetjen e Turqisë për luftën e drejtë të Palestinës.

Abbas përgëzoi Erdoğan-in për zbulimin turk të gazit natyror në Detin e Zi, duke thënë se çdo sukses i Turqisë është edhe sukses i Palestinës.

Kërkimet e anijes “Fatih” të Turqisë rezultuan me zbilimin e rezervave të gazit natyrorë në Detin e Zi të në sasi prej së paku 320 miliardë metrash kub.

Rezervat e gazit u gjetën në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë, diku rreth 170 kilometra nga brigjet turke.