Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas deklaroi se diskutimi i zgjidhjes me dy shtete mund të fillojë me ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Me rastin e 36-vjetorit të “Deklaratës Pavarësisë së Palestinës” të shpallur nga udhëheqësi palestinez Jaser Arafat në kryeqytetin e Algjerisë në vitin 1988, Abbas deklaroi se “Bisedimet për çështjen e zgjidhjes me dy shtete duhet të fillojnë me ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza”. Ai bëri thirrje për armëpushim.
Duke thënë se Izraeli duhet t’u japë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve kundër palestinezëve, Abbas kërkoi që të ndalojnë sulme, deklaratat si dhe planet ekspansioniste të izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kuds.
Teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojë anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, Abbas tha se vendet duhet të vazhdojnë të njohin shtetin palestinez.
Çdo vit më 15 nëntor, Palestina feston shpalljen e “Deklaratës së Pavarësisë”, nga udhëheqësi palestinez Jaser Arafat në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar Palestinez në Algjeri më 15 nëntor 1988, e cila përfshin krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin.