Presidenti palestinez, Abbas: Nuk do të lejoj dhunë kundër izraelitëve

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas në takimin e tij me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz tha se “nuk do të lejojë sulme të armatosura dhe dhunë kundër izraelitëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti palestinez Abbas u takua dje në mbrëmje me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gantz në rezidencën e tij në Tel Aviv.

Sipas lajmit të Organizatës së Transmetimeve Publike Izraelite (KAN), e cila bazohet në burime palestineze, Abbas gjatë takimit tha se pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, “nuk do të lejojë sulme të armatosura dhe dhunë kundër izraelitëve”.

Ministri izraelit Gantz falënderoi Abbasin për forcat palestineze të sigurisë që parandaluan përpjekjen për linçimin e dy kolonëve hebrenj që hynë në Ramallah muajin e kaluar.

Poashtu thuhet se Abbas deklaroi se ky qëndrim do të vazhdojë dhe bëri thirrje që “të bëhen përpjekje për të parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur fërkimet midis palestinezëve dhe kolonëve izraelitë”.

Gjatë takimit, i cili u koordinua nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, Abbas u shoqërua nga drejtori i inteligjencës palestineze, Majid Faraj dhe drejtori i Autoritetit Palestinez për Çështjet Civile, Hussein al-Sheikh, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet izraelite.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Yedioth Ahranot”, Gantz thuhet se 100 milionë shekelë izraelitë (32 milionë dollarë amerikanë) nga të ardhurat nga taksat do t’i dërgohen Ministrisë palestineze të Financave në kuadër të hapave të ndërsjellë për ndërtimin e besimit.

Ministri izraelit u dorëzoi 600 biznesmenëve, automjeteve dhe dhjetëra zyrtarëve të Autoritetit Palestinez një leje të posaçme për rajonin izraelit.

Gjithashtu, thuhet se Gantz premtoi të miratojë procedurat që do të mundësojnë 6.000 palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe 3.500 palestinezë nga Gaza të udhëtojnë në rajonin izraelit.

Në kuadër të marrëveshjeve ndërmjet palëve, Izraeli takson mallrat që hyjnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën e bllokuar, dhe më pas ia transferon ato administratës palestineze. /aa