Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti palestinez, Abbas do të vizitojë Turqinë më 14-15 gusht

Presidenti palestinez, Abbas do të vizitojë Turqinë më 14-15 gusht

Drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun njoftoi se presidenti palestinez, Mahmud Abbas do të vizitojë Turqinë më 14-15 gusht dhe do t’i drejtohet Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Altun tha: “Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas do të realizojë një vizitë në vendin tonë në datat 14-15 gusht. Abbas do të takohet me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, të mërkurën më 14 gusht dhe të enjten më 15 gusht do të mbajë fjalim në Asamblenë Kombëtare”.

Exit mobile version