Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare, i ftuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar prefekturën e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Nishani është pritur në hyrje të prefekturës nga prefekti i Stambollit, Vasip Şahin.
Pasi ka nënshkruar në librin e nderit, Presidenti Nishani ka patur një takim me prefektin Şahin.
Kujtojmë se dje Presidenti i Shqipërisë, u takua me drejtuesit më të lartë të Turqisë, si me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministrin Binali Yıldırım dhe kreun e Parlamentit Ismail Kahraman.