Presidenti Meta shpalli sot “Nderi i Kombit” dy xhudistet nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike, si edhe trajnerin e tyre Driton Kuka.
Kjo është medalja e dytë e artë për Distria Krasniqin, e cila u shpall kampione në kategorinë nën 48 kilogramë. Nora Gjakova, nga ana tjetër, realizoi ëndërron që medalja e parë në Lojërat Olimpike për të, të ishte e artë.
Kosova u nda me dy medalje ari nga Lojërat Olipmike “Tokyo 2020”, të cilat u mbyllen me një ceremoni madhështore të dielën. /atsh