Ballina Lajmet Shqipëri Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, kreu i shtetit njofton se nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së tij në postin e ministrit të Brendshëm.

Sandër Lleshi u propozua nga Kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Mbrëmjen  e së premtes ka skaduar dhe afati 7 ditor për dekretimin e Ministrit të Brendshëm nga ana e Presidentit Meta. /abcnews.al

Exit mobile version