Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, kreu i shtetit njofton se nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së tij në postin e ministrit të Brendshëm.
Sandër Lleshi u propozua nga Kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.
Mbrëmjen e së premtes ka skaduar dhe afati 7 ditor për dekretimin e Ministrit të Brendshëm nga ana e Presidentit Meta. /abcnews.al