Presidenti mandaton Ramush Haradinajn për formimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka lajmëruar se ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Thaçi tha se duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, përmes një dekreti ka caktuar Ramush Haradinajn, mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Shkrimi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi:

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH