Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca, garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit, që të detyrojnë Izraelin të ndalë sulmet pas bombardimit të sotëm ajror në jug të Bejrutit.
Në deklaratën e tij, Aoun dënoi ashpër sulmin izraelit dhe theksoi se veprimet e vazhdueshme të Izraelit rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
