Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë sot se askush nuk mund ta pengojë ribashkimin e Kinës me Tajvanin, transmeton Anadolu.
“Ne kinezët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit i përkasim të njëjtës familje. Askush nuk mund ta shkëputë kurrë lidhjen farefisnore mes nesh”, ka thënë Xi në mesazhin e tij për Vitin e Ri 2025, raportoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.
“Askush nuk mund ta bllokojë vrullin historik të ribashkimit të atdheut”, ka shtuar ai.
Vërejtjet e presidentit Xi vijnë ndërsa tensionet mbi Tajvanin vazhdojnë të përshkallëzohen. Që kur udhëheqësi tajvanez William Lai Ching-te mori detyrën në maj, Pekini ka organizuar tri stërvitje të mëdha ushtarake, duke përfshirë bllokada të ishullit, ndërsa Tajvani ka mbajtur “stërvitje në tryezë” për të rritur gatishmërinë për emergjenca.
Kina e konsideron Tajvanin “provincë të shkëputur”, ndërsa Taipei e ka ruajtur pavarësinë e tij që nga viti 1949. Çështja mbetet një pikë kyç ndërsa Donald Trump përgatitet të marrë detyrën si president i SHBA-së më 20 janar.