Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos mbështeten në dezinformata dhe lajme të rreme në lidhje me aeroplanin e linjës ajrore të Azerbajxhanit dhe u kërkoi autoriteteve të kompletojnë një hetim të pagabueshëm për aksidentin e të mërkurës, transmeton Anadolu.
Në një takim në kryeqytetin kazak Astana, siç tha shërbimi për media i presidentit, Tokyev udhëzoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe komisionin qeveritar për të kryer një hetim të plotë mbi incidentin.
Presidenti kazak theksoi rëndësinë për të punuar në parandalimin e dezinformimit dhe informacionin e rremë që synon “të provokojë”.
“Komisioni qeveritar dhe Prokuroria e Përgjithshme, së bashku me organet e tjera të autorizuara janë udhëzuar të sigurojnë një hetim gjithëpërfshirës dhe objektiv të rrëzimit”, thuhet në njoftimin e shërbimit për media të presidentit.
Të mërkurën, aeroplani i pasagjerëve i ‘Azerbaijan Airlines’ në linjën Baku-Grozny u rrëzua pranë qytetit kazak Aktau, si pasojë humbën jetën 39 persona dhe 29 mbijetuan, nga gjithsej 67 njerëz në bord.
Derisa Azerbajxhani dhe Kazakistani nisën hetimet, zyrtarët azerbajxhanas ia atribuuan rrëzimin e aeroplanit një sistemi raketor rus.
Autoritetet e të gjitha vendeve të interesuara kërkojnë që të pritet gjetjet zyrtare para se të nxjerrin përfundime për shkakun e përplasjes.