Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog është takuar javën e kaluar në Oman me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e shtypit izraelit, thuhet se takimi më 29 gusht është realizuar me ftesë të mbretit Abdullah.
Në takim thuhet se Herzog dhe Abdullah, krahas marrëdhënieve Izrael-Jordani diskutuan edhe për çështjet rajonale.
Herzog shprehu lëvdata për Jordaninë dhe mbretin Abdullah. Ai vuri në dukje se kanë diskutuar për çështje të tilla si bujqësia, energjia dhe ndryshimi i klimës.
Shtypi izraelit pretendoi se kryeministri Naftali Bennett zhvilloi në fillim të korrikut në Oman një takim të fshehtë me mbretin Abdullah, por qeveria e Tel Avivit nuk bëri ndonjë deklaratë lidhur me këtë lajm. /aa