Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi akuzoi SHBA-në për shkak të sulmit terrorist në një xhami gjatë namazit të xhumasë në rajonin Kunduz të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh të publikuar, Raisi dënoi sulmin terrorist në Afganistan dhe vuri në dukje se ky sulm është kryer me qëllim për të shkaktuar konflikte mes muslimanëve.
“Këto rryma terroriste dhe të pa fe janë rritur me organizimin dhe mbështetjen e SHBA-së. Në vitet e fundit SHBA-ja përgatiti bazën që DEASH-i të rrisë aktivitetet e tij në Afganistan. Këto sulme terroriste janë pjesë e planit të SHBA-së për sigurinë në Afganistan”, tha Raisi.
Kujtojmë se 46 persona humbën jetën dhe 143 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që u krye dje gjatë namazit të xhumasë në një xhami shiite në zonën Sayed Abad në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit. /aa