Presidenti iranian, Pezeshkian: SHBA-ja përdor dollarin si një armë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se SHBA-ja përdor dollarin si armë, ndërsa përballë kësaj BRICS ka mjetet për të lehtësuar përdorimin e monedhës së saj kombëtare, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raporton se Pezeshkian foli në takimin e fushëveprimit të ngushtë të Samitit të 16-të të Liderëve të BRICS-it në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse.

“SHBA-ja përdor dollarin si një armë për të kontrolluar vendet e tjera. Bota e njeh BRICS-in si një organizatë që do të dobësojë fuqinë e dollarit dhe që do të vendosë në funksion njësitë e monedhave kombëtare. Vendet anëtare të BRICS-it janë prodhuesit dhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, ushqimit dhe mallrave të tjerë dhe fakti që kanë linja të rëndësishme transporti dhe tranziti e bën më të lehtë përdorimin e monedhave kombëtare”, tha Pezeshkian.

Duke kërkuar nga vendet anëtare të BRICS-it që të drejtojnë institucionet e tyre përkatëse që të veprojnë më shpejt në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, Pezeshkian nënvizoi nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët kundër sanksioneve ekonomike.

Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes së teknologjive të reja përmes investimeve të përbashkëta duke shkëmbyer përvojë dhe njohuri. Pezeshkian tha se punimet infrastrukturore të vendeve anëtarëve duhet të mbështeten në mënyrën duke forcuar Bankën e Re për Zhvillim (NDB) të krijuar në kuadër të BRICS-it si dhe me rritjen e kapitalit duke pranuar anëtarë të rinj.

BRICS, krahas vendeve si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut të cilat janë ekonomitë kryesore në zhvillim në botë këtë vit numri i anëtarëve të saj u rrit në 9 me pjesëmarrjen e Iranit, Egjiptit, Etiopisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

BRICS në vitet e fundit ka qenë gjithnjë e më shumë në rend dite për shkak të sanksioneve kundër Rusisë të vendosura nga vendet perëndimore pas luftës në Ukrainë.