Presidenti iranian: Nëse bisedimet në BRICS zbatohen, komploti i SHBA-së do të neutralizohet

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se komplotet e SHBA-së do të neutralizohen me zbatimin e bisedimeve të zhvilluara në takimin e Samitit të BRICS-it, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Pezeshkian bëri vlerësim lidhur me takimin pas kthimit të tij në Teheran nga Samiti i BRICS-it në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse.

“Nëse zbatohen bisedimet në Samitin e BRICS-it, komploti i SHBA-së dhe partnerëve të saj do të neutralizohet”, tha Pezeshkian.

Ai foli për sanksionet ekonomike që zbaton SHBA-ja dhe shtoi se “BRICS synon t’i kundërvihet njëanshmërisë së SHBA-së në lidhje me dollarin, sepse ky vend zbaton sanksione ndaj çdo vendi që do dhe në kohën kur do, ndërsa rrit edhe më shumë problemet ekonomike të botës”.

BRICS, krahas vendeve si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut të cilat janë ekonomitë kryesore në zhvillim në botë këtë vit numri i anëtarëve të saj u rrit në 9 me pjesëmarrjen e Iranit, Egjiptit, Etiopisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në vitet e fundit BRICS ka qenë gjithnjë e më shumë në rend dite për shkak të sanksioneve kundër Rusisë të vendosura nga vendet perëndimore pas luftës në Ukrainë.