Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti iranian e quan su’lmin e Iz’raelit në Bejrut “te’rrorizëm shtetëror”

Presidenti iranian e quan su’lmin e Iz’raelit në Bejrut “te’rrorizëm shtetëror”

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian denoncoi sulmet ajrore të Izraelit në Bejrut.

“Sulmet e sotme të regjimit sionist në rajonin Dahiyeh në Bejrut janë një krim i qartë dhe i pamohueshëm lufte”, tha Pezeshkian në një deklaratë.

Ai i përshkroi veprimet e Izraelit si një vazhdimësi të “terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”.

“Krimet e kryera nga regjimi sionist kundër popullit të Palestinës dhe Libanit janë shenjë e paaftësisë së bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur makinerinë e terrorizmit shtetëror, duke dëshmuar se ky regjim është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Presidenti iranian bëri thirrje për një përgjigje të unifikuar globale, veçanërisht nga vendet myslimane, për të “dënuar këtë krim”.

Exit mobile version