Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Venezuelës, Maduro bën thirrje për çlirimin e Pa’lestinës

Presidenti i Venezuelës, Maduro bën thirrje për çlirimin e Pa’lestinës

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dënoi sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe bëri thirrje për çlirimin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në një kanal radioje private në vendin e tij, Maduro vuri në dukje se janë në solidaritet me popullin palestinez dhe se Palestina duhet të çlirohet.

Ai përmendi gjenocidin që Izraeli kryen prej një viti në Rripin e Gazës. “Të mbrosh të drejtën e Palestinës për jetën, pavarësinë dhe ekzistencën është njësoj si të mbrosh të drejtën për ekzistencë të Venezuelës, Amerikës Latine dhe Karaibeve. Po bëhet një luftë kritike kundër fashizmit dhe kolonializmit”, tha Maduro.

Duke bërë përgjegjës SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme, Maduro tha: “Kundër popullit të Palestinës po zhvillohet një luftë shkatërruese ndërsa tani sulmet sioniste po kryhen kundër Libanit. Palestina është atdheu i njerëzimit. Palestina ishte qendër e unitetit fetar dhe kulturor deri kur SHBA-ja, Evropa dhe Britania i bënë dominuese në rajon planet e tyre koloniale”.

Maduro theksoi se populli i Venezuelës është gjithmonë pranë popullit të Palestinës dhe se nuk do t’i lë vetëm ata në kauzën e tyre të drejtë.

Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello dhe kryeprokurori kombëtar, Tarek William Saab morën pjesë në “aktivitetin e solidarizimit me Palestinën” që u mbajt në parkun kombëtar “Avila” në mbështetje të popullit palestinez dhe reaguan ashpër ndaj Izraelit në fjalimet e tyre.

Exit mobile version