Presidenti i Turqisë shprehë ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Bullgari

Në një mesazh publik, Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shrehur ngushëllime me rastin e aksidentit tragjik në të cilin jetën e humbën 45 persona.

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku jetën e humbën të dashurit tanë nga Maqedonia e Veriut që udhëtonin nga Stambolli drejt Shkupit. E lus Zotin e Madhërishëm t’i mëshirojë shpirtrat e dashurve tanë që humbën jetën në këtë aksident që e tronditi thellë në shpirt popullin turk kurse të afërmve t’u japë durimin! I shprehi ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë! Lutem që të mos na përsëriten më dhimbje të këtilla!”, ka thënë Erdogan në mesazhin e tij. /shenja

İstanbul’dan Üsküp’e seyahat ederken elim bir trafik kazasında hayatını kaybeden Kuzey Makedonyalı kardeşlerimize Allah’tan rahmet, kederli ailelerine sabır diliyorum.
Kuzey Makedonya Hükûmetine ve halkına başsağlığı, yaralı kardeşlerimize acil şifa dileklerimi iletiyorum.