Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i ri i Sri Lankës jep betimin

Presidenti i ri i Sri Lankës jep betimin

Ranil Wickremesinghe

Ranil Wickremesinghe të mërkurën u zgjodh si president i vendit pasi mori 134 nga 225 votat në Parlament

Ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe u betua sot si president i ri i vendit që po lufton me krizën më të thellë financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai të mërkurën mori 134 nga 225 votat në Parlament.

Wickremesinghe i cili gjashtë herë ishte kryeministër i vendit, u betua duke u bërë presidenti i tetë i vendit.

Ai të mërkurën deklaroi se dëshiron të bashkojë të gjithë për të “arritur konsensusin kombëtar” dhe se është “mik i popullit” dhe jo mik i klanit Rajapaksa.

Populli i Sri Lankës për krizën fajëson dinastinë politike të Rajapaksa.

Ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi për në Singapor pas protestave disa mujore në rrugë kundër krizës ekonomike në Sri Lankë që u përshkallëzuan në trazira sociale. Mijëra protestues sulmuan pallatin presidencial në kryeqytetin Kolombo dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit. Vëllai i Rajapaksa, Mahinda dha dorëheqje si kryeministër në maj.

Në mungesë të rezervave valutore pas kolapsit ekonomik , e cila varet nga turizmi, vendi ishullor prej 22 milionë banorësh nuk ka paguar të gjithë borxhin e tij të jashtëm.

Vendi nuk ishte në gjendje të paguante ushqimin, karburantin dhe nevojat e tjera themelore ndërkaq mungesa e karburantit çoi në ndërprerje afatgjate të energjisë elektrike. Shkollat ​​janë mbyllur dhe nëpunësit civilë po punojnë nga shtëpia.

Qeveria është duke negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një pako ndihme, por marrëveshja ende nuk është finalizuar. /aa

Exit mobile version