Presidenti i Parlamentit Evropian flet për kampe refugjatësh në Shqipëri

Member of the European People's Party Antonio Tajani delivers a speech during a session marking the election of the new President of the European Parliament in Strasbourg, eastern France, on January 17, 2016. The European Parliament elects a new president today in a vote that promises to be stormy after a coalition aimed at keeping eurosceptics out of power broke down / AFP / FREDERICK FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe” të shtunën (23.06), presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur, se “mënyra e veprimit me çështjen e migracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së. Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në, shkruan dpa. Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se migracioni “nuk është një problem vetëm gjerman”.

Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh.

“Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji evropiane”.

Në samitin e Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe çështja e refugjatëve. Partia kristiansociale CSU në Gjermani kërkon që menjëherë pas tij të vendosë se si do të veprojë. Ndërkohë këtë të dielë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka ftuar në një takim në Bruksel vendet e BE-së për krizën e migracionit. 16 vende duan të marrin pjesë në këtë samit.

Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani. Ai është “kundër masave në kufijtë e brendshëm”. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian.

“Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.

“Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE”.

Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. “Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, sipas presidentit të Parlamentit Europian./DW