Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, sot përsëri ka kundërshtuar thirrjet për paraqitje nga hetuesit që po hetojnë ngjarjet që çuan në shpalljen e dështuar të ligjit ushtarak më 3 dhjetor, raportoi Yonhap news, transmeton Anadolu.
Kjo është herë e tretë që Yoon, 63 vjeç, refuzoi të merrte pjesë në intervistim në kuadër të hetimit.
Duke u përballur me akuzat për kryengritje dhe tradhti, ai mbetet i pezulluar nga detyra pasi parlamenti votoi një mocion shkarkimi më 14 dhjetor dhe pret gjykimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të mbajë seancën e parë të premten.
Yoonit iu kërkua të paraqitej për t’u marrë në pyetje përpara një ekipi të përbashkët hetuesish nga Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë (CIO), policia dhe Ministria e Mbrojtjes në Gwacheon, në jug të kryeqytetit Seul.
CIO planifikon të presë për paraqitjen e mundshme të Yoonit më vonë gjatë ditës. Nëse ai nuk paraqitet, ekipi pritet të vendosë që të enjten për masat e mëtejshme të mundshme, si dërgimi i një thirrjeje tjetër ose kërkimi i një urdhri arresti.
Më parë, Yoon refuzoi t’u përgjigjet thirrjes nga CIO javën e kaluar dhe një tjetër thirrjeje të tillë nga prokurorët.
Në mungesë të Yoonit, punët shtetërore drejtohen nga presidenti në detyrë dhe kryeministri Han Duck-soo.