Presidenti i Jemenit kërkon presion ndërkombëtar për të detyruar Huthit për paqe

Abdrabbuh Mansour Hadi

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi bëri thirrje për ushtrimin e presionit ndërkombëtar për të detyruar Huthit për paqe dhe armëpushim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve SABA të Jemenit, Hadi në banesën e tij në kryeqytetin saudit, Rijad është takuar me përfaqësuesin special të SHBA-së për Jemenin, Tim Lenderking.

Në takimin ku u diskutua përfundimi i luftës dhe sigurimi i paqes, Hadi bëri thirrje për ushtrimin e presionit ndërkombëtar ndaj Huthive për t’i detyruar për paqe dhe t‘i japin fund vendosjes në objektiv të civilëve, refugjatëve, institucioneve publike dhe private.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Jemenin, Lenderking shprehu lëvdata për përpjekjet që qeveria e Jemenit ka treguar për sigurimin e paqes dhe përfundimin e luftës.

Lenderking përsëriti “mbështetjen e vendit të tij për unitetin, stabilitetin, sigurinë si dhe për përfundimin e luftës dhe ndërtimin e paqes në Jemen”.

Huthit që nga shkurti 2021 e deri më tani kanë rritur sulmet e tyre ndaj rajonit Marib pasi duan të marrin kontrollin e rajonit i cili është një prej bastioneve më të rëndësishme të qeverisë së Jemenit dhe ku krahas bazës së Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen edhe burimet e naftës dhe gazit natyror.

Huthit me mbështetje iraniane në Jemen, që prej shtatorit 2014 e deri më tani kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër Huthive.