Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Guatemalës i shpëton atentatit

Presidenti i Guatemalës i shpëton atentatit

Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, i shpëtoi pa lëndime një atentati ndaj tij në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të rajonit, Giammattei u shënjestrua nga persona të paidentifikuar gjatë një shëtitjeje pune në qytetin Huehuetenango.

Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën.

Mediat vendase raportuan se ndaj delegacionit të presidentit u hap zjarr gjatë kthimit dhe se ka pasur përplasje pasi truprojat janë kundërpërgjigjur.

Autoritetet kanë nisur një hetim në shkallë për të hedhur dritë mbi sulmin. /aa

Exit mobile version