Në vazhdën e sulmeve në rritje të talibanëve dhe përparimeve në mbarë Afganistanin, presidenti i vendit Mohammad Ashraf Ghani u zotua të vazhdojë të mbrojë “atdheun”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të shkurtër televiziv, Ghani falënderoi kombin afgan dhe forcat e sigurisë për trimërinë, sakrificat dhe rezistencën e tyre pas një “lufte të imponuar” me të cilën përballet vendi.
“Vendi është në rrezik serioz të paqëndrueshmërisë”, tha Ghani.
Ai u zotua të mos lejojë që luftimet të shkaktojnë më shumë vdekje.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar konsultime të gjera me të gjithë brenda qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Konsultimet janë në vazhdim dhe rezultatet do të ndahen së shpejti”, theksoi presidenti afgan. /aa