Presidenti francez, Emmanuel Macron arrin në Beograd

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tashmë ka arritur në Beograd.

Macron është pritur nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite janë raportet bilaterale, por do të flitet edhe për Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate.

Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.