Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Filipineve shokon në Samit: Kam vrarë një njeri kur isha...

Presidenti i Filipineve shokon në Samit: Kam vrarë një njeri kur isha adoleshent

Pasi tha pak ditë më parë se nga 5 deklarata, tre i ka shaka, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë një deklaratë shokuese, duke thënë se ka goditur një person për vdekje kur ishte adoleshent.

“Në moshën 16 vjeç kam vrarë dikë,” tha kreu i shtetit filipinas kur po merrte pjesë në një samit rajonal në qytetin vietnamez të Da Nang, shkruan BBC.

Ai tha se e kishte personin për “një vështrim”.

Megjithatë, zëdhënësi i tij më vonë tha se komentet e Presidentin ishin “shaka”.

  1. Duterte ka thënë më parë se ka vrarë të dyshuarin për krime kur ishte kryebashkiak i qytetit të Davao.

Udhëheqësi filipinas po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), së bashku me udhëheqësit rajonalë dhe presidentin e SHBA Donald Trump.

Ai është në krye të një fushate masive kundër krimit në vend, duke shkaktuar mijëra viktima, në atë që kritikët pretendojnë se minon të drejtat themelore të njeriut. Midis të vrarëve, shumica janë përdorues droge.

  1. Duterte ka inkurajuar vrasjet pa gjyq të atyre që përfshihen në tregtinë e drogës dhe tha ka deklaruar se do të ishte i lumtur që të “therte tre milionë të varurit” nga droga në vend.
Exit mobile version