Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka postuar në Twitter një mesazh me rastin e 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.
“Uroj që 25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Dhunës Ndaj Grave të shërbejë si rast për eliminimin e plotë të këtij problemi, përballë të cilit qëndron qytetërimi ynë, vlerat tona dhe me në krye besimi ynë”, shkruan lideri turk.
“Dhuna ndaj grave është një problem global i të drejtave të njeriut. /…/ Nuk duhet të harrojmë që lufta kundër dhunës ndaj grave është njëherësh edhe përpjekja për mbrojtjen e të drejtës, dinjitetit të nënës, bashkëshortes, vajzës tonë. Për eliminimin e këtij problemi ka nevojë për besimin, përpjekjen dhe konsensusin e të gjitha grupeve të shoqërisë”, vijon mesazhi i Erdoanit në Twitter.
“Ne jemi të vendosur në luftën tonë kundër dhunës ndaj grave. Deri më sot ne kemi qëndruar pranë grave në përpjekjen e tyre për të kërkuar të drejtat në çdo fushë, dhe kështu do të veprojmë edhe këtej e tutje. Dhunën ndaj grave do ta eliminojmë plotësisht duke forcuar vlerat tona njerëzore dhe morale. Jemi të vendosur për ta bërë këtë”,- përfundon mesazhin e tij udhëheqësi turk. /trt