Në një mesazh të publikuar me rastin e festës së Hanukës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka uruar përzemërsisht të gjithë shtetasit e besimit hebre.
Ai vuri në dukje se gjeografia, ku ndodhet Turqia, ka mirëpritur kultura të ndryshme gjatë mijëra viteve dhe se secila prej këtyre kulturave është shumë e çmuar.
“Me vetëdijen për përgjegjësinë historike që e shoqëron këtë pasuri, ne e konsiderojmë si një nga detyrat tona më të rëndësishme të qëndrojmë përballë diskriminimit gjuhësor, fetar dhe racor dhe të sigurojmë që të gjithë qytetarët tanë të kenë mundësi të jetojnë së bashku të lirë dhe të sigurt. Në një kohë kur intoleranca ndaj besimeve dhe identiteteve të ndryshme është në rritje në botë, ne kundërshtojmë çdo lloj diskriminimi dhe ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbushur siç duhet këtë përgjegjësi që na ka ngarkuar historia. Me këto mendime unë i përgëzoj të gjithë hebrenjtë, veçanërisht bashkëkombësit tanë hebrenj, me rastin e Festës Hanuka dhe uroj që kjo ditë e veçantë të sjellë mirëqenie”,- shkruan Presidenti Erdoan në mesazhin e urimit. /trt