Presidenti Erdoğan thekson rolin jetik të Ankarasë mes tensioneve globale dhe luftës tregtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar rolin gjithnjë e më jetik të Türkiyes përballë tensioneve në rritje globale, raporton Anadolu.

“Po pranohet nga aktorët global, ndonjëherë me dëshirë, por shumicën e kohës nga nevoja, se një formulë që përjashton Türkiyen nuk mund të vendoset dhe madje nëse është, ajo nuk ka asnjë mundësi për të mbijetuar”, tha Erdoğan në takimin e grupit parlamentar të AK Partisë në Ankara.

Ai paralajmëroi për ndikimin në rritje të luftës tregtare në vazhdim, e cila pritet të kumbojë në mbarë botën.

“Kjo kuptohet se lufta tregtare e nxitur nga tarifat doganore do të ketë ndikim global. Të thuash se po vjen një stuhi që do të prekë të gjithë nuk do të ishte një ekzagjerim”, tha ai.

Duke riafirmuar rëndësinë në rritje të Ankarasë, presidenti turk tha se vendi i tij “nuk është bërë thjesht një personazh i thjesht shtesë në lojërat e fuqive të mëdha, por një aktor që sjellë në jetë skenarët që ka shkruar vetë”.

Duke iu referuar frontit ekonomik, Erdoğan shprehu besimin se pozicioni i Türkiyes do ta ndihmojë atë të lundrojë në sfidat përpara.

“Pasi jemi ndër vendet që përballen me tarifa të ulëta, ne besojmë se do ta kalojmë këtë periudhë më lehtë në krahasim me shumë vende të tjera”, theksoi ai.

Presidenti turk gjithashtu ofroi siguri për komunitetin e biznesit të Türkiyes mes pasigurive globale.