Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij amerikan Joe Biden nisën një takim në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Përpara takimit me dyer të mbyllura, Erdoğan tha se hapat që po ndërmerren për forcimin e NATO-s do të kenë një “kontribut të veçantë” në kontekstin e krizës Rusi-Ukrainë.
Biden falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij për të nxjerrë miliona tonë drithë nga Ukraina dhe për mbështetjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.