Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan takohet me homologun brazilian Lula da Silva

Presidenti Erdoğan takohet me homologun brazilian Lula da Silva

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e brazilian Lula da Silva

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e brazilian Lula da Silva në Brazil, ku ai ndodhet për të Samitin e Liderëve G20, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Kryesia e komunikimeve pranë Presidencës, në takimin që u zhvillua në kështjellën Copacabana u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Brazil dhe çështjet rajonale si dhe ato globale.

Presidenti Erdoğan, në takim shprehu se dialogu i nivelit të lartë është i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Brazilit dhe se do të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Po ashtu, sipas deklaratës, Erdoğan vuri në dukje se qëndrimi i Brazilit kundër agresionit të Izraelit është i admirueshëm dhe shtoi se Turqia ka nisur një iniciativë në Kombet e Bashkuara (OKB) për parandalimin e shitjeve të armëve dhe municioneve ndaj Izraelit, dhe se Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mundurën e saj për vendosjen e armëpushimit të përhershëm në Palestinë, dërgimin pa ndërprerje të ndihmave humanitare në rajon dhe për një zgjidhje të drejtë me dy shtete.

Ndër të tjera Erdoğan theksoi se OKB-ja nuk ka mundur të ndalojë konfliktet në botë, kryesisht në Gaza, ka mbetur e pamjaftueshme në prodhimin e zgjidhjes ndaj krizave, dhe se është me vend që Brazili të sjellë në rendin e ditës Reformën e Qeverisjes Globale gjatë presidencës së G20.

Exit mobile version