Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan shkon në Kirgistan për të marrë pjesë në samitin e...

Presidenti Erdoğan shkon në Kirgistan për të marrë pjesë në samitin e shteteve turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis sot për në Kirgistan për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Shteteve Turke, transmeton Anadolu.

Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e 11-të të krerëve të shteteve të organizatës, i cili do të mbahet të mërkurën në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Sekretari i Përgjithshëm Kubanychbek Omuraliev tha për Anadolu se në samit, vendet anëtare do të fokusohen në katër fusha kryesore: integrimi ekonomik, zhvillimi i qëndrueshëm, transformimi digjital dhe siguria.

Organizata e Shteteve Turke, me Turqinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Uzbekistanin si anëtarë të plotë, si dhe Hungarinë dhe Turkmenistanin si vëzhgues, fokusohet në rritjen e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, politika, kultura dhe siguria.

Që nga themelimi i saj, organizata ka luajtur rol kryesor në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe trashëgimisë kulturore të përbashkët. Organizata ka bërë hapa të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë ndërmjet shteteve anëtare, mbështetjen e projekteve të infrastrukturës dhe avancimin e nismave kulturore për të ruajtur identitetin turk.

Exit mobile version