Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan priti në takimi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rutte

Presidenti Erdoğan priti në takimi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rutte

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, raporton Anadolu.

Takimi i mbajtur në Kompleksin Presidencial në Ankara ishte i mbyllur për mediat dhe zgjati rreth një orë.

Pas takimit, kreu i NATO-s përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se u diskutuan “sfidat në rritje” për sigurinë kolektive të aleancës.

Ai gjithashtu tha se dy liderët diskutuan “kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme”.

“Në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, Turqia jep kontribute të paçmueshme për NATO-n”, shtoi ai.

Në takim të pranishëm ishin edhe kryediplomati turk Hakan Fidan dhe ministri i Mbrojtjes Yaşar Güler. Fidan zhvilloi gjithashtu bisedime të veçanta kokë më kokë me shefin e NATO-s, tha Ministria e Jashtme.

Kjo ishte vizita e parë e kreut të ri të NATO-s në Turqi që nga marrja e postit muajin e kaluar, thuhet në një deklaratë të Presidencës së Turqisë.

Rutte, ish-kryeministër holandez, u bë sekretari i 14-të i përgjithshëm i NATO-s në tetor, duke pasuar Jens Stoltenbergun.

Turqia ka qenë anëtare e aleancës që nga viti 1952, respektivisht mbi 70 vjet.

Exit mobile version